Votimi në kushte të coronavirusit në këto zgjedhje kuvendare do të përfundojë dy orë më vonë në krahasim me zgjedhjet e mëhershme kur votimi përfundonte në ora 19:00.
Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje Admir Shabani bëri të ditur se rezultatet do të publikohen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve pra në orën 23:00.
“Përllogaritjet tona janë se më së voni deri në ora 23:00 do të kemi një numër të konsiderueshëm të të dhënave” tha zëdhënësi i KSHZ-së Shabani.
Ndryshe, në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.715.263 votues.