Shtypshkronja “Kiro Dandaro” është zgjedhur që t’i shtypë fletëvotimet, ndërsa për këtë qëllim do të shpenzohen 13 milionë denarë.
Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski informoi se për shkaqe sigurie pamjen e fletëvotimit Komisioni do ta përcaktojë në seancë të mbyllur për opinionin, se për shtypjen e fletëvotimeve ishin lajmëruar tre shtypshkronja, por se Komisioni kishte vendosur që këtë ta bëjë shtypshkronja “Kiro Dandaro”. Kanë pasur kujdes që mbrojtja e fletëvotimeve të jetë në nivelin sa më të lartë të mundshëm që të shmangen të gjitha spekulimet eventuale.
Për shumën që do të shpenzohet prej 13 milionë denarë për shtypjen e fletëvotimeve tha se është ulje në krahasim me paratë e shpenzuara për fletëvotime në ciklet zgjedhore në vitin 2016 (rreth 49 milionë denarë) dhe në vitin 2012 (28 milionë denarë).
Anëtarët e Komisionit e miratuan Udhëzimin për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme të referendumit. Si fletë e vlefshme do të konsiderohet ajo fletë në të cilën, siç tha anëtarja e KSHZ-së, Elizabeta Postollovska, do të rrethohet “për” ose “kundër” me stilolaps të kaltër.
“Me shënimin dhe vendosjen e “x” fleta do të jetë e pavlefshme”, potencoi ajo.
Boris Kondarko duke e lexuar një pjesë të Udhëzimit për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme tha se “fleta e votimit është e pavlefshme nëse nuk është e plotësuar në mënyrën e paraparë me Kodin Zgjedhor, Ligji për referendum dhe ky Udhëzim nëse është plotësuar pjesërisht ose plotësisht, nëse janë të rrethuara të dyja përgjigjet ose asnjëra nga përgjigjet e ofruara për pyetjen e parashtruar, nëse numri i fletës së votimit nuk është adekuat me numrin e vendvotimit ku votohet ose, nëse fletëvotimi nuk ka vulë në anën e përparme”.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, më pak se 10 votues ka në 81 vende të votimit në 27 komisione zgjedhore komunale. Në këto vendvotime nuk do të zbatohet votimi për referendumin, por këto qytetarë do të dërgohen që të sqarohen në vend votimin më të afërt jo më pak se tre kilometra nga vendvotimi zgjedhor. Votimi në referendum më 30 shtator do të zhvillohet në 3.480 vend votime, ndërsa sipas Listës zgjedhore, të drejtë vote kanë 1.806.336 qytetarë.
KSHZ-ja në seancën e sotme gjithashtu miratoi Udhëzim për votim në referendum, siç informonin anëtarët, do të bëhet gjithashtu pjesë e Manualit për edukim të bordeve zgjedhore, ndërsa për këtë qëllim do të përgatitet edhe video material. Edukimi i bordeve zgjedhore do të zhvillohet të hënën dhe të martën, ndërsa këto ditë KSHZ-ja do ta fillojë edhe fushatën për edukim të qytetarëve për votimin në referendumin e 30 shtatorit.
Në seancën e sotme gjithashtu KSHZ-ja dha leje për disa organizata për mbikëqyrje të referendumit, ndërsa pritet që këtë proces më 30 shtator ta monitorojnë rreth gjashtë mijë përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme vendore dhe të huaja./PC