KShZ: Në mesnatë afati i fundit për kandidaturat

Mesnatën mes të shtunës dhe të dieles skadon afati kur subjektet politike, kualicionet dhe kandidatët e pavarur do të duhet ti dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të këshilltarë Komunal për zgjedhjet lokale të cilat janë caktuar për më 17 tetorë.

“Pikërishtë sonte në ora 24 skadon afati kur duhët të dorëzohen listat e pjesmarësve në zgjedhje për Kryetar të Komunave dhe listën e Këshilltarëve Komunal. Deri në këto momente në plotë 28 komuna janëdorëzuar listat e kandidatëve, ndërsa për këshilltarë komunal lista kemi pranuar në 42 komuna. Që nga momenti I pranimit të listës nga ana e Këshillit Komunal në afat prej 24 orëve listat duhet të kontrollohen, pra respektivishtë Këshilli Komunal drejtohet deri tek organet kompetente për të marrë hollësi rreth kandidatëve, respektivishtë ndaj të njejtit kandidat a është ngritë ndonjë dënimë gjyqësor, dhe më pas 24 pasi të meret ky informacion verifikohet lista, por nëse ka lëshime lista I jepet afat prej 48 orëve që të njejtat të menjanohen, më pastaj vije hapja e llogarisë bankare e kështu me radhë”, theksojnë nga KShZ.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë si e vetme do të ketë kandidatë në 69 komuna nga 84 gjithsej, dhe lista për këshilltarë në të gjitha 84 komunat, ndërsa në ato komuna ku nuk kanë kandidatë të tyre për kryetar të Komunave do ti përkrahin kandidatët e partnerëve të kualicionit Bashkimi Demokratik për Integrim, PDSH dhe BESA. Nga ana tjetër VMRO – DPMNE kanë konfirmuar bashkëpunimin me opozitën shqiptare AAA dhe ASH.