KSHZ: Në 10 komuna janë zgjedhur kryetarët në rrethin e parë

Ka përfunduar numërimi i votave dhe në rrethin e parë janë zgjedhur kryetarë në nëntë komuna: Gradsko, Dojran, Qendra Zhupë, Bogdanc, Vinicë, Vallandovë, Zërnovc, Mogillë, Pllasnicë dhe Likovë, tregojnë të dhënat e deritanishme të publikuara në aplikacionin onllajn të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në rrethin e parë janë zgjedhur: Kiro Nackov nga VMRO-DPMNE për kryetar të Gradskos janë fituar 55,66% e votave, Ango Angov nga LSDM për kryetar të Dojranit me 53,21% të votave, Arian Ibraim nga PDTM për kryetar të Qendrës Zhupë me 71,16%.

Në rrethin e parë për kryetar të Bogdancit është zgjedhur Bllazhe Shapov nga LSDM me 50,70% para Marjan Peev nga VMRO-DPMNE me 41,65% të votave, në Vinicë Mile Petkov nga VMRO-DPMNE me 55,39% para Ivica Dimitrov me 39,14%, në Vallandovë Pero Kostadinov nga LSDM me 57,73% para Toni Uzunov nga VMRO-DPMNE me 37,32%, në Zërnovc Borço Kocev nga VMRO-DPMNE me 54,54% para Viktor Angjellov me 40,57%, në Mogillë Draganço Sabotovski nga VMRO-DPMNE me 57,28% para Jasmina Gulevskës nga LSDM me 36,81%, në Pllasniocë Alija Jaoski i BDI-së me 76,65% vota të fituara para Abdulvait Karamaleskit nga PDTM me 20,64% dhe në Likovë është zgjedhur kandidati i BDI-së Erkan Arifii me 72,59% para Arsim Idrizit nga ASH dhe Aletrnativa me 17,04% të votave.