KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 15:00 është …

Deri në ora 15:00 gjithsejtë kanë votuar 576 576 qytetarë apo 31.78 për qind e votuesve. Sipas njësive zgjedhore njësia e tretë ka jehonën më të madhe të votuesve deri në ora 15:00 ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në njësinë 6 zgjedhore.
Njësia e Parë Zgjedhore 34.51 %

Njësia e Dytë Zgjedhore 29.96%
Njësia e Tretë Zgjedhore 37.24%
Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56%
Njësia e Pestë Zgjedhore 31.51%
Njësia e Gjashtë Zgjedhore 22.85%

Në njësinë e parë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Kisella Vodës me 36,77 për qind komunën e Karposhit me 38.4 për qind komunën Qendër me 38,82 për qind. Në njësinë e dytë zgjedhore dalje më të madhe të votuesve ka në komunën Gjorçe Petrov ku ka dalje 36.74 për qind të votuesve në Butel 34.54 për qind. Në njësinë e tretë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Berovës me 41.09 për qind Gratsko me 37.62 për qind Lozovo me 42.46 për qind dhe komuna Probishtipit me 44.32 për qind.

Në njësinë e katërt zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Gjevgjelisë me 44,01 për qind Negotina me 41.5 për qind Demi Kapia me 42.52 për qind. Në njësinë e pestë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Vevçanit me 49.22 për qind Krushevë me 47.02 për qind. Në njësinë e gjashtë zgjedhore dalje më të madhe ka pasur në komunën e Gostivarit me 23.65 për qind Tetovë me 26.17 për qind dhe Jagunovce 25.21 për qind.