Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve filloi përgatitjet për zgjedhjet lokale në komunat Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë të cilat Kuvendi i ka caktuar për më 17 prill, shkruan Alsat.
Të dielën fillon mbledhja e nënshkrimeve për listat e kandidatëve për kryetarë komunash.
Në komunat Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë do të votohet përsëri pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor nuk u arrit censusi sepse të drejtën e votës e shfrytëzuan më pak se 1/3 e votuesve të regjistruar në listë.