Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i vazhdon përgatitjet për referendumin e ardhshëm i cili është caktuar më 30 shtator.
Përfundoi mbikëqyrja në Listën zgjedhore, e cila duhet të konkludohet brenda 7 shtatorit si dhe paraqitja e të shpërngulurve për votime, transmeton MIA.
Lidhur me të dhënat nga mbikëqyrja publike në Listën zgjedhore, deri më 23 gusht, gjithsej 5641 qytetarë kanë kryer mbikëqyrjen e të dhënave në Zyrat rajonale të KSHZ-së.Një vendim për fshirjen nga Lista e Votuesve është marrë për 295 qytetarë, për regjistrim në Listën e Votuesve për 94 persona, duhet të bëhen ndryshime për 74 persona, ndërsa shtatë janë gjetur të jenë me vendbanim të zhvendosur. Qytetarët bënë kontrolle në Listën e Votuesve në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të KSHZ-së. Komisioni informoi se mbi 16,000 qytetarë kontrolluan të dhënat e tyre në mënyrë elektronike.
Në seancën e djeshme të KSHZ-së, u njoftua se për referendumin në Zyrat Diplomatike dhe Konsullore të Maqedonisë u regjistruan gjithsej 2,855 votues, nga të cilët 2,755 ishin pranuar. Refuzohen 100 kërkesa me elaborimin se disa nga personat që i kishin dorëzuar kanë pasur pasaporta me afat të kaluar, ndërsa disa prej tyre nuk kishin vendbanim në Maqedoni. Prandaj, shpjegoi KSHZ, ata nuk kanë të drejtë vote. Me siguri votimi në diasporë do të jetë në 33 përfaqësi diplomatike dhe konsullore. Më së shumti janë regjistruar në Bernë – 321, në Venedik – 258, Ljubjana – 217, Bruksel – 71, Romë – 51, Uashington – 45, Abu Dhabi – 26 … Emigrantët që aplikuan për të votuar në disa prej përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë nuk do të mund të votojnë në Maqedoni nëse udhëtojnë për në vend. Përndryshe, rreth 87 mijë persona janë të regjistruar në Listën e Votuesve. Votimi në diasporë, që do të mbahet më 29 shtator, do të kushtojë rreth 200 mijë euro.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e djeshme miratoi Propozim-kodeksin për mbikëqyrje të referendumit i cili vë theks të mbikëqyrësve të akredituar. Në pajtueshmëri të Kodeksit, vetëm mbikëqyrës të akredituar mund të informojnë gjatë procesit votues. Ata duhet ta njohin Ligjin, t’u përmbahen dispozitave të tij, të jenë të paanshëm dhe çdoherë me vete ta mbajnë bexhin për identifikim.
“Për mbikëqyrje korrekte KSHZ është e obliguar të sjellë kornizë për sjellje të rregullt gjatë mbikëqyrjes së referendumit. Në pajtueshmëri të Kodeksit, vetëm mbikëqyrës të akredituar mund të informojnë gjatë procesit votues”, u theksua në seancë.
Kodeksi parashikon edhe kufizim për mbikëqyrësit e akredituar – ata nuk guxojnë që gjatë votimit dhe numërimit të votave, as të mbajnë çfarëdo lloj simbole partiake.
Afati për dhënie të akreditimeve për mbikëqyrës të referendumit është në vazhdim e sipër.
KSHZ në seancë e miratoi edhe propozimin e Boris Kondarkos, që të sillet rregulloret e re për ankesa që do të vlejë vetëm referendumin.
Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e mbështetën edhe vendimin që të angazhohen numër plotësues i personave nga Enti Shtetëror për Statistikë me qëllim të përpunimit më të shpejtë për jehonën në referendum.
Siç ishte dakorduar, MPB do t’u japë letërnjoftime 260 personave të cilët vuajnë burg që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.