KSHZ i publikoi rezultatet përfundimtare, deputetët e ri i morën vërtetimet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje i kumtoi rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik. Sipas rezultateve, Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate VMRO DPMNE 44 BDI 15 AA Alternativa 12 E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat. Menjëherë pas publikimit të tyre, u mbajt edhe seancë solemne për ndarjen e vërtetimeve deputetëve të ri. Sipas rezultateve përfundimtare të cilat dje i publikoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 327.408 vota apo 46 mandate, Koalicioni i VMRO DPMNEsë fitoi 315.344 vota apo 44 mandate BDI fitoi 104.699 vota apo 15 mandate Koalicioni Aleanca/Alternativa fitoi 80.000 vota apo 12 mandate E Majta 37.426 vota apo 2 mandate dhe PDSH
13.930 vota apo 1 mandat.

Në NJZ1, Koalicioni LSDM fitoi 54.000 vota, 31,15%, Koalicioni VMRO-DPMNE 50.564 vota – 31,63 %, BDI 19.488 – 12,19%, AA 14.337 – 8,97%, E Majta 12.000- 7,51% dhe PDSH 2.446 apo 1,53% të votave. Në NJZ2, Koalicioni LSDM 47.891,31 21 përqind Koalicioni VMRO DPMNE 47.929 – 31,24 përqind BDI 22.374 apo 14,58 përqin AA 20.912 apo 13,63 përqind E Majta 5.896 apo 3.84% dhe PDSH 2.517 apo 1,64 përqind. Në NJZ3, Koalicioni LSDM 66.853 vota apo 42,81 përqind, Koalicioni VMRO DPMNE 71.551 apo 45 82 përqind BDI 3.331 apo 2,13 përqind AA 992 apo 0.64përqind E Majta 6.939 apo 4,44përqind dhe PDSH 242 vota. Pas kumtimit të rezultateve përfundimtare, Derkoski solemnisht ua ndau vërtetimet deputetëve në përbërjen e re kuvendore. Vërtetimet i morën LSDM dhe Koalicioni “Mundemi”, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” dhe BDI. Një përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët (ASH-Alternativës pas përfundimit të seancës solemne i ka marrë vërtetimet për deputetët të cilët i ka fituar ky koalicion.Kanë mbetur për t’u dorëzuar edhe tre vërtetime, dy deputetëve të Majtës dhe një PDSH-së. Të njëjtat do të dorëzohen të hënën apo kur deputetët e zgjedhor apo personat e autorizuar nga ana e partive politike të përmendura do t’i marrin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i autorizuar nga Koalicioni i LSDMsë, “Mundemi”, Branko Georgievski i mori vërtetimet për deputetët e këtij Koalicioni dhe iu falënderua të gjithëve që morën pjesë në këtë proces zgjedhor. Në emër të BDI-së sot vërtetimet i morën përfaqësuesi i tyre, Fitim Lloga, i cili të gjithë deputetëve u dëshiroi punë të suksesshme duke cekur se procesi zgjedhor kaloi në rregull dhe pa kurfarë vërejtje. “Unë si përfaqësues i autorizuar i BDI-së sot i marr vërtetimet për të gjithë deputetët tanë nga zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik. Të gjithëve u dëshiroj punë të suksesshme. Procesi zgjedhor ishte në rregull, ne nuk kemi kurfarë vërejtje, kështu që i uroj të gjithë deputetët”, deklaroi Lloga.

Derkoski individualisht ia dorëzoi vërtetimet VMRO-DPMNE nga “Ripërtëritja e Maqedonisë” nga një përfaqësues nga njësitë zgjedhore, dhe u dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa sekretari i përgjithshëm partiak Igor Janushev i mori për të tjerët. I pyetur se çfarë ishin pritjet për zgjedhjet, Derkoski theksoi se zgjedhjet në kushte specifike në të cilat u mbajtën, përfunduan mirë. për herë të parë shteti ynë, siç tha u përball me organizim të zgjedhjeve në kushte specifike në pand*emi të Kovid-19 dhe për të gjithë ne kjo ishte sf*idë. Shtoi se dita e parë, e dytë dhe e tretë e zgjedhjeve kaluan mirë pa vërejtje dhe këtë e konstatoi edhe MPB. “Nga shkurti e këtej në një periudhë pesëmujore KSHZ ishte në aktivitete intensive për përgatitje dhe organizim të këtyre zgjedhjeve të cilat përfunduan. Mendoj se opinioni do të dakordohet me ne se dita e parë kaloi shkëlqyeshëm në votim, dita e dytë gjithashtu pa vërejtje edhe pse pati numër të shtuar të të paraqiturve për votim në kushte shtëpiake dhe dita e tretë gjithashtu kaloi shkëlqyeshëm në kuptim të organizimit, zbatimit, zhvillimit të votimit, nuk pati kurfarë vërejtje më serioze nga ana edhe e qytetarëve edhe e të pranishmëve të cilët e vëzhguan procesin dhe ajo që ndodhi në mbrëmje me publikimin e rezultateve, ju jeni dëshmitarë se ishte mjet i sulmit nga jashtë. Në të vërtetë, këtë e tha dje edhe MPB. Kur të përfundojë hetimi atje plotësisht do të informoheni me kohë”, tha Derkoski.