KSHZ hedh poshtë të gjitha ankesat e koalicionit “Tash është koha”

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e 79 në mënyrë unanime vendosi që t’i refuzojë të gjithë 77 ankesat e koalicionit Aleanca-Alternativa për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet e 15 korrikut. Gjithashtu KSHZ ka refuzuar 1478 ankesat e partisë ‘E majta’ nga gjithsej 1982 ankesat, përcjell SHENJA.

Në KSHZ ankesa për zgjedhjet e 15 korrikut, nuk kanë parashtruar as nga nga LSDM, e as nga BDI. Deri te KSHZ-ja është dorëzuar edhe një kërkesë për kontrollim të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.

Siç bëhet e ditur në Përfundimin e publikuar për përmirësim të gabimeve teknike, të publikuar dje nga KSHZ, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kishin votuar është 943.750, që është për 1.416 më shumë se numri i publikuar më 16 korrik, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 31.564 ose për 98 më shumë. /SHENJA/