Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme e ka miratuar regjistrin e mediave të cilat kanë të drejtën e prezantimit të partive politike në zgjedhjet e ardhshme.
Dokumentacion të plotë kanë dorëzuar 41 televizione, 48 radio, 12 media të shtypura dhe më shumë se 200 ueb portale.
I tërë regjistri do të publikohet në ueb faqen e KSHZ-së me çmimoret e vërtetuara paraprakisht për shfrytëzimin e mjeteve financiare buxhetore për zgjedhjet e ardhshme.