KSHZ do të mbajë mbledhje, pritet të shpall rezultatin përfundimtar

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) bëri të ditur se në orën 18:15 do të mbajë mbledhje publike.
Pritet që KSHZ t’i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme kuvendare.
Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve zgjati më shumë për shkak se ra ueb-faqja disa herë.
Nga KSHZ u shprehën se bëhet fjalë për su*lm nga jashtë.