KSHPK kërkon përgjegjësi për Venko Filipçen, VMRO-DPMNE ka dorëzuar tre ank*esa kundër funksionarëve

KSHPK e pranoi ankesën e VMRO-DPMNE dhe do të kërkojë përgjegjësi për ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, për shkak se me veturë zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë së pari ka qenë zyrtarisht në Shtip e më pas ka qëndruar që pasdite të marrë pjesë në fushatën partiake të LSDM.

“Në shpjegimin përmes telefonit thuhet se atë veturë e ka vozitur ministri i cili paraprakisht në Shtip ka kryer punë dhe detyrat e punës që janë nën kompetencë të tij, por ka marrë pjesë edhe në prezantimin e programit “Mundemi” së bashku me bartësin e listës së deputetëve në Njësinë e tretë zgjedhore, Lupço Nikollovski dhe kryetarin e LSDM Zoran Zaev”, tha Nuri Bajrami, anëtarë i KSHPK.

Me këtë, Antikorr*upsioni ka pranuar një nga tre ank*esat e dorë*zuara nga VMRO-DPMNE. Anke*sën tjetër e dërgoi për veprim në KSHZ. Në ank*esën e VMRO-DPMNE thuhet se funksionarë nga Ministria e bujqësisë së bashku me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Lupço Nikollovski kanë qenë për kontroll të punëve ndërtimore të pendës në Konjsko – Gjevgjeli. Këtë ank*esë KSHPK vendosi ta dërgojë në KSHZ për shkak se bëhet fjalë për fushatë zgjedhore të filluar para kohe, përkatësisht ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, 4 ditë para fillimit të fushatës. Kryetarja e Antikorr*upsionit, Biljana Ivanovska, përsëri bëri thirrje deri te funksionarët publik të mos përdorin aktivitetet shtetërore për qëllime partiake.

“Do të doja edhe një herë tu bëjë thirrje bartësve të funksioneve publike që marrin pjesë në aktivitete zgjedhore që të bëjnë kufi të saktë mes aktiviteteve shtetërore dhe partiake, përkatësisht punët shtetërore dhe aktivitete që kanë të bëjnë me ndërtimin e objekteve, të mos shfrytëzohen në prezantime partiake”, theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.

Komisioni e hodhi poshtë anke*sën e VMRO-DPMNE-së që ka të bëjë me konkursin e publikuar nga Agjencia për rini dhe sport për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masat për përballje me korona krizën e fokusuar në të rinjtë.