Në një ceremoni në Ambasadën e Italisë, kryetarja e Tetovës Teuta Arifi është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, informojnë nga kabineti i saj. Kjo dekoratë është ndarë për kontributin në promovimin e vlerave të kulturës dhe gjuhës italiane jashtë vendit.
“Së shpejti në Tetovë do të bëjmë funksionalizimin e këndit të librit italian, që do të shërbejë si urë lidhëse kulturore mes dy vendeve. E falënderoj Ambasadorin Carlo Romeo për nderin dhe mikpritjen, dhe besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave dhe praktikave progresive evropiane në vendin tonë”, theksoi Arifi.
Kjo mirënjohje italiane për herë të parë filloi të ndahet nga presidenti i atij shteti nga viti 2011.