Kryetarja Danela Arsovska fillon procedurën për kthimin e përmendores së Andon Lazov-Kosetos


Kryetarja Danela Arsovska fillon procedurën për kthimin e përmendores së Andon Lazov-Kosetos para kompleksit të gjykatave në Shkup. Në shkurt të vitit 2018, monumenti u hoq me urdhër të kryetarit të atëhershëm, Petre Shilegov, sepse ishte ndërtim pa leje. Shilegov më pas tha se inspektorati ndërtimor i Komunës Qendër ka inspektuar gjendjen aktuale dhe ka konstatuar se l Qyteti i Shkupit nuk ka dokumeny për vendosjen e këtij monumenti.

Tash, kryetarja Arsovska sërish dëshiron t’ia kthejë permendoren Andon Lazov-Koseto (1855-1953) ce, i njohur në histori si likuiduesi i VMRO-së, i cili vrau edhe vëllain e vet. Ajo ka paraqitur kërkesë në Komunën e Qendrës për të dhënë pëlqimin për fillimin e procedurës sipas së cilës do të fillonte procedura për kthimin e monumentit në të njëjtin lokacion nga i cili u hoq.

Pas heqjes së tij, monumenti është dërguar në një depo të “Metalski Zavod-Tito” në Shkup. Në vend të saj u mboll një pemë, kushtuar të drejtave të njeriut me një pllakë të gdhendur të dhuruar nga qyteti binjak i Nurembergut, të mbishkruar me tekstin e nenit 10 të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Në atë nen thuhet: “Çdo njeri ka të drejtë krejtësisht të barabartë për një gjykim të drejtë dhe publik përpara një gjykate të pavarur dhe të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij dhe në kushtet e çdo akuze penale kundër tij”./skd