Kryetari i Tiranës i dorëzon “Çelësin e Qytetit” kryetarit të Prishtinës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar sot “Çelësin e Qytetit” homologut të tij kosovar, Përparim Ramës.

Kryetari i Prishtinës dje ka shkuar në kryeqytetin shqiptar për vizitë zyrtare.

Sipas pamjeve të publikuar nga kryetari Rama, ai dhuratë i bëri Veliajt një plis.

Të dy palët, po ashtu shikuan bashkë edhe një shfaqje teatrale të realizuar nga trupa e aktorëve të Tiranës dhe Prishtinës.

Vlen të theksohet se në ditën që Rama mori detyrën e kryetarit bëri të ditur se ndër kryetarët e parë që do e ftonte në vizitë do të ishte Erion Veliaj.