Kryetari i ri i BFI-së: Nuk deshëm të zgjerohemi, opinioni e di pse u shkarkua Rexhepi dhe është i kënaqur

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir efendi Fetahu, në një deklaratë tha se BFI-ja ka vendosur që të mos i publikojë arsyet e shkarkimit të Sulejman Rexhepit, i cili deri sot në mëngjes udhëhiqte me BFI-në.

“Ne i dhamë vetëm sipërfaqësisht disa punë dhe diçka tjetër nuk kishte nevojë. Krejt opinioni e di se përse është shkarkuar, janë të kënaqur që është marrë ky vendim. Nuk dëshironim që të zgjerohemi, nuk kemi nevojë, këto janë punë të brendshme të Bashkësisë Islame. Mjafton aq”,

Për arsyet e shkarkimit të ish reisit,tentoi të kontaktojë edhe me myftinjtë e Shkupit dhe Tetovës, por Qenan Ismaili e kishte telefonin të mbyllur, ndërkaq Qani Nesimi nuk e hapi.

Tentoi të kontaktojë edhe me zëdhënësit e BFI-së, por të njëjtët nuk e hapin telefonin.

Efendi Fetahu, do të jetë në krye të BFI-së deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja për reis të ri.

Riaseti i Bashkësia Fetare Islame sot në mbledhjen e jashtëzakonshme me shumicë prej dy të tretave e ka shkarkuar nga funksioni kreun e tyre, Sulejman Rexhepi. Pavarësisht se Riaseti nuk tregoi për arsyet e shkarkimit të Rexhepit, kjo procedurë erdhi disa ditë pasi që Rexhepi u martua me një vajzë 50 vjet më të re, akt i cili u përfol dhe pati komente negative në rrjetet sociale dhe media.