Kryetari i ri i BFI-së cakton për shef kabineti telogun e njohur (FOTO)

Evzal Sinani do të jetë shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë së BFI në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahut.
“E falënderoj përzemërsisht Reisul Ulemanë e nderuar për besimin dhe të gjithë operativën e Bashkësisë Fetare Islame për mikpritjen dhe respektin.

Jam i vetëdijshëm që një pozitë e këtillë bart me vete edhe përgjegjësi të madhe prandaj marr guximin t’ju kërkoj të gjithëve që të bëni dua t’na forcojë Zoti në këtë udhë të shenjtë.
I gjithë mundi, puna dhe sakrifica ime do jetë në shërbim të vlerave dhe institucionit që përfaqëson besimtarët e mbarë Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Sinani me këtë rast.