Kryetari i Prilepit angazhohet si vullnetar në Departamentin Infektiv për shkak të mungesës së kuadrit

Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19 dhe mungesës së kuadrit mjekësor, kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanovski, prej sot ka filluar të ndihmojë në Departamentin Infektiv si vullnetar.
Jovanovski i cili është ortoped specialist, në spital do të punojë prej orës 07:00 deri 11:00.

Jovanovski dje tha se nuk e di se deri kur do të angazhohet dhe se do të ndihmojë deri sa të jetë nevoja.
“Kam ofruar ndihmë dhe është pranuar nga spitali. Unë i takoj grupit të qytetarëve me rrezik që janë mbi moshën 60-vjeçare, të cilët janë më të ekspozuar ndaj virusit. Si qytetar i përgjegjshëm i shoqërisë, që e kam dhënë betimin e Hipokratit, do t’ju ndihmoj kolegëve në këtë aspekt”, tha dje Jovanovski.

Ndryshe, në Prilep për shtatë ditë ka pasur mbi 350 raste të reja dhe 15 viktima nga koronavirusi. Kryetari i Prilepit angazhohet si vullnetar në Departamentin Infektiv për shkak të mungesës së kuadrit