Kryetari i Preshevës vazhdon kritikat ndaj Kurtit: Kosova nuk është Republika e Albinit

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas deklaratave nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për bashkëpunimin e Amerikës me Kosovën.

Arifi ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i acarojë dhe dëmtojë raportet me Amerikën.

“Askush nuk ka legjitimitet moral e aq më pak politik të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit…” – ka thënë ndër të tjera në një video që ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

Ai ka pasur edhe një mesazh ndaj kryeministrit Kurti.

Prandaj, i bëjmë thirrje shokut Albin, që të ndaloj së shkaktuari dëme të thella Kosovës tonë, për të cilën aq shumë është punuar dhe aq shumë është sakrifikuar.”, ka thënë ai.