Kryetari i Preshevës e quan Kurtin “hajn”: Ka vjedhur nëpërmjet njerëzve të vet

Në një prononcim për gazetarin e Nacionales, Burim Pacolli, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “hajn” dhe duke pretenduar se ka vjedhur përmes njerëzve të tij.

“Ju po mendoni se Albin Kurti di të flasë dhe ka lexuar libra ama atë nuk e amneston nga hajnia. Pse dikujt i ke thanë ti hajn, s’do me thanë që ti nuk je hajn vetë. Edhe ai ka vjedhë”, th ai.

Arifi vazhdoi me akuzat e tij duke përmendur disa emrat e Liburn Aliut e Ardita Sinanit. “Ai ka vjedhur nëpërmjet njerëzve të vet. E ka pasur Liburn Aliun, e ka pasur Ardita Sinanin,” shtoi ai.