Kryetari i Lubjanës, Zoran Jankoviq me mbështetje për Shilegovin

Prefekti i Lubjanës, Zoran Jankoviq, me video porosi në prag të zgjedhjeve lokale të dielën, e mbështeti kryetarin aktual të Qytetit të Shkupit dhe kandidat nga LSDM, Petre Shilegov.

“Kolegë i dashur Petre, të dëshirojë gjithë të mirat në këto zgjedhje. Puna e kryetari të Qytetit nuk është e lehtë, por nëse e punon me përkushtim dhe me dashuri, siç din ti. atëherë suksesi është i pashmangshëm”, thotë Jankoviq në porosi, transmetojnë nga shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit.

Jankoviq, për të cilin ky është mandati i tretë në pozitën e prefektit të Lubjanës, konsiderohet si një nga prefektët me më së shumti politika të gjelbra të zbatuara në Evropë dhe njeri i cili me kalimin e viteve arriti ta transformojë Lubjanën në një nga qytetet më të gjelbra në Evropë.

Lubjana në vitin 2016, derisa Jankoviq është prefekt, u zgjodh bartëse e titullit Kryeqendra e gjelbëe e Evropës, nga ana e Komisionti evropian. Jankoviq është përgjegjës që Lubjana vendosi transformim të plotë nga qyteti në të cilin dominon komunikacioni automobilistik, në qytet me shumë gjelbërim, rrugica për këmbësorë dhe për çiklistë.

“Në kohën e Jankoviqit qyteti bën përparim të dukshëm në menaxhimin me mbeturinat dhe tërësisht i përkushtohet politikës për zero mbeturina. Tre të katërtat e tërë territorit të Lubjanës janë rajone të gjelbra, ku në dekadën e shkuar janë dhënë 5 parqe të reja dhe janë mbjellë mbi 2000 drunj”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Me fat dhe shpresoj se do të jesh edhe në të ardhmen kolegu im – kryetar i Qytetit të Shkupit”, përfundon Jankoviq.