Kryetari i Kuvendit uron Ditën ndërkombëtare të romëve – 8 Prilli

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve – 8 Prilli, sot dërgoi urim deri te pjesëtarët e bahskësisë rome në vend.

“Më paraqet nder dhe kënaqësi që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju uroj këtë ditë të rëndësishme për bashkësinë rome, plot 31 vjet nga shpallja e 8 Prillit si Ditë botërore e Romëve nga ana e Kombeve të Bashkuara, 51vjet nga Kongresi i Parë i Romëve në vitin 1971, dhe gjithsesi, 21 vit nga shënimi i romëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thotë Xhaferi në urimin.

Ai potencoi se këto janë data të rëndësishme për bashkësinë rome, por, më e rëndësishme është integrimi i tyre, përfshirja dhe kontributi në të gjitha ndryshimet që ndodhin, si dhe sa ishte shoqëria e hapur ndaj kësaj bashkësie.

“Shoqëria jonë multikulturore, multikonfesionale dhe multietnike nuk është e plotë dhe e kompletuar në qoftë se shpirti Juaj i fuqishëm dhe po aq i gjerë nuk do e pasuronte përditshmërinë me gjallërinë e vet edhe në kohërat më të vështira. Sepse, një gjë është e sigurt, ndryshimet, ndikimet e mira apo të këqija, nuk ju anashkalojnë por përkundrazi, lënë shenja të përhershme edhe mbi Ju si edhe mbi çdo qytetar tjetër të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Xhaferi. Kryetari i Kuvendit tha që le të jetë ky vit, vit i ndryshimeve drejt së mirës për të gjithë qytetarët.

“Le të jetë vit në të cilin bashkësia rome edhe vetë do e hapë rrugën kah përmirësimi i cilësisë së jetës për vete, për fëmijët e vetë. Obligimi ynë si shtet dhe si institucione shtetërore dhe të zgjedhurit e popullit është të jemi pranë Jush në çdo hap përpara. Urime 8 Prilli, Dita ndërkombëtare e romëve!”, thuhet në urimin e Xhaferit me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve.