Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentoll sot qëndron për vizitë private në Strumicë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Facebook. Kostadinov dhe Shentoll janë takuar gjatë vizitës së Orta Xhamisë në Strumicë.
“Nder i madh për Strumicën paraqet vizita private e kryetarit të Kuvendit të Turqisë, z. Mustafa Shentoll. Po e përforcojmë miqësinë me popullatës turke dhe maqedonase”, ka shkruar në Facebook, Kostadinov. Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentoll gjatë qëndrimit të tij në Strumicë ka vizituar mëhallën turke, ndërkohë që ka falur edhe në namazin e Xhumasë në xhaminë e kësaj mëhalle.