Kryetari i komunës së Tearcës humbi motrën e tij, nuk lejoi që të ketë grupim në varrim

Kreu i Komunës së Tearcës, Isen Asani, takimin e sotëm me koordinatorin kryesor të shtabeve të krizës së komunave dhe zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në tetntativën për t’i bindur qytetarët për të respektuar masat për mbrojtje nga Covid 19, ka thënë se para një mauaji edhe ai e kishte humbur motrën, por nuk ka lejuar që të ketë grupime të qytetarëve në varrim, përcjell in7.

“Para një muaji ndërroi jetë motra ime. Duke i ditur traditat, që të vijnë në shtëpi për ngushëllime, nuk e lejova këtë për shkak të gjendjes. Për të mirën e familjes dhe të personave të tjerë, duhet secili të veprojë ashtu, sepse na u rritën numrat e të infektuarve me Kovid-19 në fshatrat e komunës sonë”, tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.