Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi njofton se është hapur komuna e Haraçinës

Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se është hapur komuna.

Ibraimi thotë se ky vendim vjen pas konsultimeve me autoritete shtetërore pasi paraprakisht komuna u mbyll për çështje sigurie.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës, ju njoftojmë se ditëve të kaluara kemi patur komunikime intensive me institucionet shtetërore dhe pas konsultimeve me kordinatorët e grupeve të këshilltarëve komunal, prej sot kemi filluar me punë dhe administrata komunale është në shërbim dhe në krye të detyrës. Vazhdojmë edhe më të bindur dhe më të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe popullit”, njofton Ibraimi.