Kryetari i Komunës së Haraçinës kërcënohet me jetë, rastin e paraqet në polici

Policia dje pas kallëzimit nga kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi ka arrestuar një 69-vjeçar nga fshati Haraçinë i Shkupit.

Kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar në polici se përderisa nuk ndodhej në objektin e komunës, i dyshuari 69-vjeçar para të pranishmëve të tjerë e ka kërcënuar atë me jetë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në lidhje me një çështje pronësore të tokës të tokës.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal për veprën penale të “rrezikimit të sigurisë”.Pa Censurë