Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari priti në takim Ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim znj. Donika Gërvalla – Shwartz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv/kryeministren e Republikës së Kosovës.
Në kuadër të këtij takimi janë trajtuar tema të fushëveprimit të spektrit politik mes dy vendeve, gjendjen në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale si dhe atyre qendrore, migrimi dhe euro-integrimet.

“Kënaqësi të prisja sot në takim, znj. Donika Gërvalla – Shwartz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv/kryeministren e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij takimi, mes tjerash, u trajtuan tema të fushëveprimit të spektrit politik mes dy vendeve tona, gjendjen në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale si dhe atyre qendrore kundrejt detyrimit dhe zbatimit të të drejtave politike, institucionale dhe qytetare të shqiptarëve në RMV. Para ministres prezentova edhe punët tona si pushtet lokal,”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Nga ana e saj Gërvalla – Shwartz premtoi instrumete të përkrahjes dhe thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen për Gostivarin. Palët mes veti kanë folur edhe për tema tjera të rëndësishsme, sikurse konfilikti në Ukrainë dhe sigurua e përbashkët e shteteve të rajonit të Ballkanit Perendimorë.