Kryetari i Komunës Qendër-Shkup, Bogdanioviq: Nuk e pranoj pavarësinë e Kosovës, e respektoj Kushtetutën e Serbisë

Kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq në emisionin “Në Qendër” të gazetarit Vasko Eftov ka deklaruar se ai nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se sa i përket Kosovës ai e respekton kushtetutën e Serbisë.

“Unë personalisht kam qëndrim për Kosovën. Ajo është se ajo është pjesë e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë. Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje” ka deklaruar Bogdanoviq.

Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila dasmë shkaktoi shumë reagime në opinion. Qëndrimin për Kosovën mund ta ndiqni nga minuta 22:30.