Kryetari i Gastronomëve: Koha është me i hap sallat e dasmave dhe klubet e natës

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi përmes një postimi ka kërkuar që të hapen sallat e dasmave dhe klubeve të natës.
Sipas tij, rastet janë duke rënë por edhe kr*iza e gastronomëve po shtohet.
Postimi i tij i plotë:

Rastet po bijn, kr*iza e gastronomëve po shtohet!
Mbyllja e 12 ditëve në fillim të muajit ja dha një fluks te madh shteteve fqinje (vetëm Shqipërisë 60 mijë persona), plus tash në maj me lidhjen e festave kemi mujt me pa se cka do të ndodhë me neve nëse edhe vera na kap kështu (me masa më të ash*pra).
Koha është me i hap SALLAT E DASMAVE DHE KLUBET E NATËS.

Nëse nuk kemi një plan tani për verën, në moment të fundit më mirë mos të hapemi fare. Një dasmë nuk mund të organizohet në moment të fundit, as një klub i natës nuk mund të bëhet gati, thjeshtë DUAM PLAN STRATEGJIK PËR VERËN.
Nëse nuk hapemi në qeshor – korrik – gusht, për shtator mos na hapni hiq. Remitancat ikin, vera shkon, e diaspora veçse ka fillu me e mësu rrugën në drejtime tjera. Jeni duke e shkatërru një mund 20 vjeqar!