Kryetari i Dibrës këto ditë të vështira vesh mantelin e bardhë dhe shërben si mjek kujdestar në spitalin e qytetit

Rastet e të prekurve me virusin COVID-19 po shtohen dita ditës në gjithë territorin e Maqedonisë dhe si duket, kulmi do të arrijë dy javët e ardhëshme sipas paralajmërimit të ministrit të shëndetësisë, shkruan InfoShqip.

Qyteti i Dibrës ishte vatra e parë e të prekurve me koronavirus në Maqedoni, ku u infektuan me dhjetra qytetarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Mirëpo nga masat e mara Dibra ka shënuar ulje të ndjeshme të rasteve të reja e ditëve të fundit pa asnjë rast të ri.

Kryetari i kësaj komune, Hekuran Duka, i cili me profesion është mjek, në këto ditë ku qytetarët më së shumti kanë nevojë për shërbime mjekësore i është rikthyer profesionit të tij dhe paralelisht shërben edhe si mjek kujdestar në spitalin e qytetit.

“Para sëgjithash shëndeti i qytetarëve është në pyetje. Kujdestari të mbarë dhe sa më shpejt të kemi stabilizim të situatës ! #BashkëDoJaDalim” – Ishte deklarimi i dr. Hekuran Dukës në facebook