Kryetari i bashkisë së Dubrovnikut ka ndaluar valixhet me rrota

Kryetari i Komunës së Dubrovnikut, Mato Frankoviq, ka marrë vendim për ndalimin e valixhet me rrota.

Falë këtij vendimi, turistëve në Qytetin e Vjetër të Dubrovnikut u ndalohet të tërheqin valixhet me rrota, që do të thotë se nëse turistët zotërojnë një valixhe të tillë, do të duhet ta mbajnë atë në duar në vendin ku duan të arrijnë.

Kryebashkiaku Frankoviq deklaroi se arsyeja e politikës së re është në fakt një përpjekje për të shtypur ndotjen akustike sepse popullata lokale është e lodhur duke u zgjuar natën nga zhurma e valixheve turistike në pllaka guri.

Nëse dikush kapet duke rrotulluar një valixhe, mund të marrë një gjobë prej 265 eurosh dhe sipas kryetarit, kjo masë është vetëm fillimi i ndryshimeve. Gjegjësisht, ata planifikojnë të fusin një sistem ku turistët do të lënë valixhet e tyre jashtë qytetit, të cilat më vonë do të transportohen në akomodim.

Turistët janë udhëzuar gjithashtu që të mos i shëtisin kafshët shtëpiake pa zinxhir, të mos ecin pa këmishë dhe të mos ngjiten në monumente, pasi kjo do të tregojë “respekt” për qytetin.