Kryetari i ASH Kumanovë – Dimitrievskit: Mos pritni votat e shqiptarëve njëherë ju votuan, por i zhgënjyet dhe mashtruat

Shkruan Mr. Huzeir Mustafi
Ti mund të jesh rritur në mesin e shqiptarëve por nuk bëre asgjë për ta, haroje votën e shqiptarëve!
Politikanët e partive maqedonase të gjithë në të njejtin stil, kur fillojnë të parapërgatiten për kandidadura e zgjedhje fillojnë të flasin mirë për shqiptarët por për çudi të gjitha fjalimet e tyre sillen rreth asaj se : Ne kemi jetuar me shqiptarët, ne takojmë çdo ditë shqiptarët, kemi raporte të mira me ta, fotografohemi me shqiptarët etj.

Kjo është një stil i mashtrimit të eksponentëve të partive maqedonase duke u fshehur pas disa thënjieve që në raportet mes dy qytetarëve apo dy komuniteteve do të kishte rëndësi por në raportin politikan apo kryetar komune -qytetarë nuk përbën ndonjë risi përpos fasadë për mashtrimin e radhës.
I tillë është edhe kryetari aktual i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski i cili me gjithë gjasë do të jetë përsëri kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhëshme lokale.

Ai në paralajmrimin e tij për rikandidim kishte cekur se pret votat e shqiptarëve sepse sipas tij paska raporte të mira me shqiptarët e Kumanovës.
Jo i nderuar votat e shqiptarëve i ke marrur për tua përmirsuar jetën shqiptarëve e jo pêr tu fshehur pas faktit që i ke patur fqinjë të mirë.

Gjendja nëpër vendbanimet shqiptarë mbetet po e njejta sikur atë ditë kur e fitove mandadin dhe atëherë pate folur e premtuar me të njejtën retorikë.
Rrugët mbeten me baltë e me gropa, trotuaret mungojnë, ska investime nëpër shkollat shqiptare, mungon uji i pijshëm në Llopat e Rramanli, në Lagjën e Trimave u tallet me një kënd lodrash me vlere prej 150 eurove, parku nuk u rregullua në lagjën Dardania e as shtrati i lumit në këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët.
Asnjë investim në fshatin Çërkez, ndërsa banoret e lagjës më të vjetër të qyretit Orta Bunar vazhdojnë të përballen me po të njejtat peobleme uji dhe kanalizimi dhe me rrugë që si ngjanë as njê fshati më të largêt e ku më lagjës më të vjetër të qytetit!

Për atë i nderuar mos prisni vota të shqiptarëve sepse shqiptarët një herë ta dhanë besimin por nga ju morën vetëm mashtrimin dhe zhgënjimin!