Në organizim të Lidhjes për Punë Rinore (LPR) dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM), në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport (ARS), të premten u mbajt konferencë për media për gjendjen aktuale me hapjen e qendrave rinore, në përputhje me Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politikat rinore.Manifestimi u mbajt në “TëRinjtëHub”, me rastin e 10 Dhjetorit, Dita Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, në temë e drejta e të rinjve për hapësira të sigurta, ku ata mund të zhvillojnë kompetencat e tyre dhe të ndërtohen si qytetarë aktivë.
Në konferencë u prezantua gjendja aktuale me hapjen e qendrave rinore, u shpjeguan obligimet e komunave. të cilat dalin nga Ligji dhe u ndanë informacione për komunat që i kanë përmbushur me sukses obligimet ligjore.“Një nga të drejtat themelore e të rinjve është të kenë hapësira të sigurta, në të cilat ata mund të zhvillojnë kompetencat e tyre dhe të ndërtohen si qytetarë aktivë. Besojmë se hapësirat e sigurta për të rinjtë do të ndihmojnë në zbërthimin e barrierave të dënimit, gjuhës së urrejtjes, bullizmit dhe dhunës dhe do të kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve, si dhe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë”, theksoi Marija Krstevska, kryetare e Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë.
Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes për Punë Rinore, Dragan Atanasov, e shpjegoi procedurën për hapjen e qendrave rinore, në përputhje me Ligjin dhe Rregulloren për standardet e cilësisë së qendrave rinore. Atanasov përkujtoi se, sipas ligjit, secila komunë brenda 5 vitesh duhet të sigurojë kushte për funksionimin e të paktën një qendre rinore në territorin e saj.Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore është miratuar në fillim të vitit 2020, kështu që komunat kanë edhe tre vite të tjera për të hapur të paktën një qendër rinore, siç kërkohet me ligj. Deri më tani këto obligime i ka përmbushur vetëm një komunë – Kavadar.
“Sipas Rregullores, ky obligim përfshin sigurimin e hapësirës adekuate, mbulimin e shpenzimeve të përgjithshme dhe sigurimin e burimeve financiare për zbatimin e programit vjetor të punës rinore. Nga përvoja e deritanishme del se mjetet minimale, të nevojshme për realizimin e programit vjetor, të cilat duhet të sigurojë komuna janë 600.000 denarë. Deri në këtë moment vetëm komuna e Kavadarit i ka zbatuar me sukses të gjitha hapat e procedurës, ndërkohë që komuna e Kumanovës, Velesit dhe Probishtipit kanë dedikuar hapësirë për qendër rinore, megjithatë ende nuk kanë shpallur thirrje publike për ndonjë organizatë që do ta menaxhojë qendrën“, tha Atanasov dhe u bëri thirrje të gjitha komunave dhe kryetarëve të komunave që në buxhetin për vitin 2022 të planifikojnë mjete dhe të fillojnë procedurat sa më shpejt.Stefan Stepanoski, nga Agjencia për Rini dhe Sport, tha se Agjencia e mbështet procesin ashtu që siguron pajisje teknike dhe mobilimin e qendrave. Në vitin 2021 është siguruar mbështetje për katër qendrat e para, kurse në vitin 2022 është planifikuar mbështetje për 20 qendra të tjera rinore në komunat e para, të cilat do të përmbushin detyrimet ligjore.
Në këtë ngjarje, nëpërmjet video-lidhjes, foli edhe Gjorgji Llazov, punëtor rinor në Qendrën Rinore në Kavadar, i cili foli në emër të dy organizatave, të cilat bashkërisht e drejtojnë qendrën – Shoqata Rinore “Kreaktiv” dhe Këshilli për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve.Llazov foli për qendrën si hapësirë ku të rinjtë vijnë në kohën e tyre të lirë dhe çdo ditë kanë mundësi të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme si klubi dramatik, lojërat shoqërore, aktivitete edukative, orë të gjuhës turke dhe aksione vullnetare në komunitet.Përfaqësuesi i Komunës së Kavadarit, Sasho Moshev, tha se komuna i ka përfunduar me sukses të gjitha hapat e procesit dhe se janë siguruar mjetet e nevojshme dhe se qendra funksionon në përputhje me programin e dorëzuar. Ai apeloi që Agjencia për Rini dhe Sport në të ardhmen të sigurojë mbështetje ligjore për komunat gjatë përgatitjes së vendimeve që duhet të miratohen nga këshillat komunalë.