Kryeprokurori kërkon pezullimin e pagesave për veteranët mashtrues


Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, në një konferencë për medie ka thënë se mashtrimi me listat e veteranëve është vepra penale që i ka shkaktuar dëm në vlerën më të madhe buxhetit të Kosovës që nga paslufta.“Prokurori Elez Blakaj ka punuar së bashku me shtatë zyrtarë të cilët i kam caktu unë për finalizimin e aplikacionit se kush i plotëson kushtet për veteran, e kush jo”.

“Puna rreth shqyrtimit të këtij aplikacioni ka zgjatur disa muaj. Punë që ka kërkuar shumë mund”.“Kjo është vepra penale që i ka shkaktu dëm në vlerë më të madhe buxhetit të Kosovës që nga paslufta”, tha Millaku, raporton Ekonomia Online.