Kryeparlamentarja Osmani kërkon unifikim për politikën e jashtme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për unifikim të politikes së jashtme nga tri institucionet kyçe të shtetit, por edhe të partive tjera parlamentare e shoqërisë civile në dialogun me Serbinë. Krahas saj, kryeparlamentarja deklaroi se brenda dy-tri ditëve do të takohen me partnerin e tyre qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje për të diskutuar mbi afatin kohor të largimit të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kryeparlamentarja Osmani pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në konferencën për media foli edhe për pjesëmarrjen e djeshme të saj në pritjen shtetërore të presidentit Thaçi, ku tha se ajo ka qenë në kuadër të protokollit të shtetit dhe jo pritje private e Thaçit. “Është obligim politik dhe obligim kushte tues i të gjitha institucioneve të vendit. Kuvendi i Kosovës këtu ka një obligim kyç sepse ashtu si e ka sqaruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese se ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga Qeveria në bashkëpunim me Kuvendin. Në Kuvend ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe në konsultim me presidentin e vendit. Në këtë fazë që Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politikën e jashtme, jo vetëm në procesin e dialogut me Serbinë”, tha ajo. Derisa kërkoi unifikim të politikës së jashtme, Osmani u vuri në pah edhe dallimet që i kanë ende me presidentin Hashim Thaçi.