Kryeparlamentari Xhaferi zyrtarisht e pranoi Raportin e progresit nga Komisioni Evropian

Sot, ambasadori i Bashkimit Evropian zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e progresit të shtetit nga Komisioni Evropian Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Takimi u mbajt sot, për shkak të mungesës zyrtare të Kryetarit Xhaferi i cili merrte pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Athinë.

Raporti u vlerësua si pozitiv, objektiv dhe i realët në raport me Kuvendin si institucioni qendror në të cilin zhvillohet debati i të gjitha partive politike. Bashkëbiseduesit folën edhe për procesin e Dialogut Zhan Mone dhe për qëllimet që u arritën, si edhe pritjet nga cikli i ardhshëm i Dialogut, duke e theksuar rëndësinë e inkuadrimit aktiv dhe interesit për procesin e të gjitha partive politike në Kuvend.

Kryetari Xhaferi u ndal edhe për rrjedhën e zgjedhjeve lokale, procesin e verifikimit të mandateve të deputetëve të ri pas zgjedhjes së deputetëve nga legjislatura aktuale për kryetarë komunash, si edhe në agjendën e Kuvendit pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë këtu edhe dinamikën e planifikuar për miratimin e Buxhetit të shtetit.
Në fund, së bashku konstatuan se komunikimi ndërmjet Zyrës së BE-së dhe Kuvendit është gjithmonë i hapur, i drejtpërdrejtë dhe i përhershëm, që është në dobi të avancimit të shtetit në rrugën e eurointegrimit.