Kryeparlamentari Xhaferi nesër shpall datën për zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 6 gusht 2021, në ora 17.00h do e nënshkruajë Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Ngjarja do të zhvillohet në Kabinetin e Kryetarit Xhaferi, pas çka do të vijojë deklarata për mediumet në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.