Kryemyftiu i Arabisë Saudite: Namazet e teravisë dhe bajramit do të falen në shtëpi

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, njoftoi se namazet e teravisë dhe ai i bajramit do të falen në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Duke folur mbi rregullat gjatë muajit të Ramazanit për shkak të virusit, myftiu Sheikh tha se namazet e teravisë do të falen në shtëpi dhe në rast të vazhdimit të masave deri në fund të muajit, edhe ai i bajramit do falet nëpër shtëpi, raportoi agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA.

Arabia Saudite tashmë ka pezulluar faljen e namazeve në bashkësi dhe ritualin e itikafit dhe iftaret në xhami.
Më 20 mars, vendi pezulloi faljen e namazeve së bashku në Xhaminë e Madhe në Meke dhe Xhaminë e Profetit në Medine.

Deri më tani, në Arabi Saudite janë konfirmuar gjithsej 87 të vdekur nga COVID-19 dhe 7.142 raste.