Kryemjeku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje popullit që të ndalë blerjen e maskave, duke paralajmëruar se ato nuk ndihmojnë kundër përhapjes së koronavirusit.
Përkundrazi, ai ka thënë se blerja e maskave do t’i shterojë resurset e nevojshme për profesionistët e përkujdesjes shëndetësore.
“Seriozisht, njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”, ka thënë kryemjeku i SHBA’së, Jerome M. Adams, nëpërmjet një porosie, në rrjetin social Twitter, në internet.
“Ato NUK janë efektive në parandalimin e prekjes së publikut nga koronavirusi, por nëse ofruesit e përkujdesjes shëndetësore nuk mund t’ua ofrojnë ato pacientëve të sëmurë, ata dhe komunitetet tona vihen në rrezik!”, ka paralajmëruar Adams.