Kryeminstri britanik Boris Johnson drejt martesës së tretë, zbulohen detajet e dasmës

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds do të martohen verën e ardhshme. Çifti iu ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve, e cila do të mbahet me 30 Korrik 2022, raporton “The Sun”.
Përsa i përket datës së ceremonisë miqtë thonë se ato janë duke pritur deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Më herët është raportuar se kryeministri britanik mund të martohej në Itali, ku e fejuara ka të afërmit. Kjo do të jetë martesa e tretë për Johnson pas divorcit nga gruaja e dytë Marina Wheeler në vitin 2020.

Vitin e kaluar, kryeministri britanik u bë baba për herë të pestë. Partnerja e tij, Carrie Symonds, solli në jetë një djalë, i cili është fëmija i parë i çiftit.