Kryeministrja e Zelandës së Re merr vendim të rëndësishëm për ligjin e armëve!


Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është shprehurse autori i sulmit në xhaminë e Christchurch, pati licencë për përdorim të armëve. Ardern ka bërë të ditur se pas këtij akti në Zelandën e Re do të ndryshojnë ligjet për armët.

“Pas rastit tragjik që ndodhi ligjet tona të armëve do të ndryshojnë, edhe pas përpjekjeve të mëparshme për të ndryshuar ato. Tani është koha!”, ka thënë ajo.

Ajo ka konfirmaur se ekzekutuesi që kreu aktin makabër në xhaminë e Christchurch, përdori pesë armë për të kryer sulmin. “Kishte pesë armë të përdorura nga autori famëkeq”, ka thënë kryeministrja.

Kujtojmë se 49 persona kanë humbur jetën nga një sulm ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Sulmi është kryer ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhaminë në Lindëood gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë.