Kryeministri Zaev sërish në Bruksel

Kryeministri Zoran Zaev sot sërish do të udhëtojë për në Bruksel, edhe pse nuk ka një javë që është kthyer nga atje.
Në Bruksel, do të qëndrojë sot dhe nesër dhe pritet të takohet me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borell dhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell.

Vizita realuzohet me festë të Borellit, ku do të marrë pjesë në darkën e punës të përbashkët me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Në darkë do të bisedohet për çështjet aktuale për rajonin në kontekst të përparimit të shteteve në procesin për anëtarësim në BE”, njoftojnë nga Qeveria.
Para darkës, Zaevi do të takohet vetë me Borellin.