Kryeministri Zaev bashkë me delegacionin, sot pjesëmarrës në Samitin në Poznan


Në Samitin e shteteve të Ballkanit Perëndimor ndryshe i njohur edhe si “Procesi i Berlinit”, sot pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Zaevi do të shoqërohet edhe nga delegacioni qeveritar, ndërkaq në fokus të saj do të jetë bashkëpunimi rajonal, lidhja, mobiliteti, mënyrat e tejkalimit të sfidave aktuale dhe rritja e zhvillimi i ekonomisë rajonale.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria – kryesueset e ardhshme të Samitit

Në ngjarjen kryesore që do të mbahet nesër, do të prezantohet edhe kryesimi i ardhshëm i këtij procesi nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në 12 muajt e ardhshëm.

“Në Samitin për Ballkan Perëndimor në Poznan, në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin e Polonisë, Mateush Moravjecki, me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe me kryetarin e Qeverisë së Bullgarisë, Bojko Borisov, që do të mbahet të premten në orën 15, do të publikohet që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë bashkërisht do të kryesojnë me procesin e Berlinit në 12 muajt e ardhshëm. Kryesimi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të finalizohet në korrik të vitit 2020 me samitin vjetor që do të organizohet bashkërisht në Sofje dhe Shkup”, informuan nga Qeveria.

Në sesionin qendror plenar të samitit, të ftuarit nga rajoni do t’i përshëndet edhe Presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda.
Formati i ministrave në Samitin për Ballkan Perëndimor fillon në 4 korrik, të enjten, kur në sesionet tematike me kontribut të tij do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Kësaj ceremonie do t’i paraprinë forumi i biznesit që këtë vit i është përkushtuar digjitalizimit të sektorit publik dhe privat të Ballkanit Perëndimor dhe të tregut energjetik në vendet në tranzicion.
Procesi i Berlinit paraqet platformë për dialog evropian dhe bashkëpunim, që jep mbështetje për politikën e zgjerimit të BE-së. Çdo vit në Samitet vjetore për rajonin kontribut në atë drejtim jep edhe Forumi i organizatave qytetare dhe organizatave të Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Evropian.

Download Premium WordPress Themes FreeDownload Best WordPress Themes Free DownloadDownload Nulled WordPress ThemesDownload WordPress Themes Freefree online coursedownload huawei firmwareDownload WordPress Themesudemy free download