Kryeministri Spasovski rezultoi negativ në testimin për coronavirus

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në ‘Facebook’ shkroi se rezultati i testimit për Covid-19 ka rezultuar negativ.

“Sapo i morra rezultatet e testimit të sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam simptoma, dhe derisa sa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të jem në izolim shtëpiak”, tha Spasovski.

Spasovski ju dëshiroi shërim sa më të shpejt të gjithëve që po ballafaqohen me virusin dhe ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat në mënyrë që t’i mundësohet sistemit shëndetësor ta mbajë kontrollin me rastet e reja.

Ndryshe, ditëve të fundit pozitiv me coronavirus rezultuan nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe drejtoresha e DHP-së, Sanja Lukarevska. Në izolim shtëpiak janë zëvendëskryeministrja Mila Carosksa, ministri Damjan Mançevski dhe Marjan Zabrçanec.