Kryeministri Spasovski kërkon shkarkimin e ministres Mizrahi

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sosciale, Rashela Mizrahi.

“Kryeministri dhe Qeveria e kanë për obligim të sigurojnë mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke marrë parasysh se ministrja Mizrahi me vetëdije dhe qëllimisht shkel Kushtetutën dhe me këtë rrezikon të ardhmen euroatlantike të vendit, kryeministri në Kuvend dorëzoi propozim për shkarkimin e ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi”, njoftojnë nga Qeveria.

Mizrahi vazhdon që konferencat për shtyp t’i mbajë me mbi shkrimin e Republika e Maqedonisë, ndërsa madje, dje deklaroi se është e gatshme të paguaj dënim prej 5000 euro por se nuk e ndryshon atë tabelë.