Kryeministri Spasovski dhe dy ministra të BDI-së në izolim nga Koronavirusi? (VIDEO)

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, zëvendës kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i arsimit, Arbër Ademi do të duhet të futen në izolim, për shkak se dje u takuan me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, që sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në qeveri thonë se Spasovski dhe Osmani kanë qenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë kontakteve të djeshme, por nëse ministria e shëndetësisë vendos, ata do të futen në izolim.

Dimitrievski sot ka njoftuar opinionin se ai bashkë me 40 qytetarë tjerë të Kumanovës sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Me siguri në karantinë do të futen edhe funksionarët tjerë që kanë qenë në kontakt me të gjatë këtyre ditëve./Gazeta Lajm/