Ballina Lajmi i Dites “Kryeministri Shqiptar”, Hoxha: Po të ishte BDI-ja e sinqertë do e propozonte...

“Kryeministri Shqiptar”, Hoxha: Po të ishte BDI-ja e sinqertë do e propozonte para zgjedhjeve të 12 prillit

Ideja e BDI-së për “kryeministër shqiptar”, këto ditë është ndër temat më të nxehta. Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha thotë se kanë hamendje në seriozitetin e BDI-së për këtë çështje, duke rikujtuar edhe mos mbështetjen e partisë së Ahmetit në zgjedhjet Presidenciale.

 

 

TV21: Meqë BDI bëri atë gabim dhe nuk e mbështeti atëherë koalicionin tuaj për Rekën, ju tani të mbështesni tani idenë për kryeministër shqiptar?

“Ne jemi në një proces kur dihen listat, dihen bartësit dhe dihen ata që janë mandatar potencial për marrjen e qeverisë. Nëse ka qenë e sinqertë kjo ide e BDI-së është dashur ta propozojë në zgjedhjet që do të mbaheshin më 12 prill. Arsyeja se pse propozohet tash, e para de fokusimi i dështimeve 18 vjeçare të BDI-së dhe e dyta duke e parë rënien e saj të mundshme në zgjedhjet që vijojnë,” tha Arjanit Hoxha, sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa.

Hoxha shprehet i bindur se një ditë Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar, ndërsa shton se rrugëtimi për kryeministër shqiptar është nisur më mirë mes koalicionit Besa-LSDM, se sa me propozimin e BDI-së.