Kryeministri Rama dhe Elvis Naçi dorëzojnë çelësat për 150 shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti në Thumanë


Kryeministri Edi Rama së bashku me Elvis Naçin kanë dorëzuar çelësat e 150 shtëpive të rindërtuara nga tërmeti në Thumanë.

Shtëpitë janë rindërtuar me kontributin e fondacionit “Firdeus”. Rama shprehet se është kënaqësi që shtëpitë janë dorëzuar në ditën e shenjtë të Fitër Bajramit.

Në 26 nëntor 2019 shqiptarët u zgjuan nga lëkundjet e tërmetit. 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Thuma ishte qyteti më i prekur nga ky tërmet ku shtëpitë e qindra banorëve u sheshuan.