Kryeministri Kurti merr pjesë në varrimin e 18-vjeçares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e va*rrimit të 18-vjeçares M.O., që u v*ra dy ditë më parë në banesën e partnerit të saj në Ferizaj.

Për vr*asjen e saj, Kurti ka reaguar edhe mbrëmë me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Mes të tjerash kryeministri ka thënë se Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur.

“Një 18 vjeçareje dje iu ndalën përgjithmonë dëshirat dhe ëndrrat. Ajo nuk e humbi jetën në ak*sident tr*afiku apo konflikt l*ufte. Jeta e saj u shua dh*unshëm në mjedisin ku çdo njëri nga ne duhet të ndihet i dashur, i respektuar e mbi të gjitha i mbrojtur”, është shprehur Kurti ndër të tjera. Para se të niste ceremonia e va*rrimit, në Ferizaj u pr*otestua dhe u kërkua drejtësi për vr*asjen e 18-vjeçares