Kryeministri Kurti merr përsipër varrimin e aktorit Rasim Thaçi – Cima

Me vd*ekjen e aktorit të madh Rasim Thaçi- Cima, familja e të ndjerit kanë informuar se me iniciativë të Kryeministrit Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z.Hajrullah Çeku, nesër, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA, thuhet në njoftimin e familjes Thaçi.

Ndër të tjera familja Thaçi ka falënderuar Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës, si dhe komunitetin Artistik që janë mobilizuar, që qytetarët e Prishtinës dhe vendit, të kenë mundësinë publike për homazhe.